E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama Zgjidhje e mundshme per Sirine

Presidenti amerikan Barak Obama thote se do te shmange nje sulm te mundshem ushtarak ndaj Sirise, nese vendi bie dakord te vendose nen kontroll nderkombetar armet kimike, propozim i Ruse per Sirine. Por ai tha se ishte skeptik, nese qeveria siriane mund te bente nje gje te tille.

Ndersa kongresi debaton te merkuren per t’i autorizuar nje sulm te mundshem mbi Sirine, Rusia propozoi nje dite me pare qe Siria te vendose nen kontroll nderkombetar armet.

Gjate nje nterviste per abc neës me gazetaren dajan sojer, obama tha se nje sulm i limitur per te ndeshkuar regjimin e al-assad ehste i nevojshme .

“Nëse do të mund të përmbushim këtë objektiv të limituar pa përdorimin e forcës, atëherë kjo do të ishte preferenca ime, - tha Obama. - Në anën tjetër, nëse nuk ia arrijmë dhe vazhdojmë përpara pa një kërcënim të besueshëm të presioneve ushtarake, atëherë mendoj se nuk do të kemi mundësi të marrim oferta për marrëveshje, si ato që unë do të doja të shikoja”.

Obama pranon se një marrëveshje mbi bazën e propozimit rus nuk do të zgjidhë luftën civile në Siri, “por do të zgjidhë problemin, tek i cili po përpiqem të fokusohem për momentin”.
Oabam tha se do te vazhdoje ti kekroje kongresit te mbeshtese rezoluten qe do ti autorizonte atij te ndermerrte masa ushtarake kunder Sirise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›