E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kerkon 4 vjet burg per Perikli Shqevin

Ish-i përndjekuri politik Perikli Shqevi, i akuzuar për zjarrvënien e shokut të tij Gjergj Ndreca gjatë grevës së urisë, rrezikon të dënohet me 4 vjet burg. 
Kjo masë dënimi, u kërkua nga prokuroria në seancën e 15 gjyqësore ndaj të pandehurit që ishte prezent në sallën e gjyqit.
Gjykata e Tiranës, pasi dëgjoi pretendimet e prokurorit vendosi të ndërpresë seancën gjyqësore për të vazhduar me datë 25 shtator, ku I pandehuri Shqevi do të thotë fjalën e tij për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”. Këtë vepër penale, sipas prokurorisë, Shqevi e ka konsumuar mëngjesit e 8 tetorit të vitit të kaluar, kur i vuri zjarrin grevistit Gjergj Ndreca, i cili ishte lyer me benzinë në shenjë proteste ndaj qeverisë.
Vet I pandehuri Shqevi, në asnjë rast nuk ka pranuar akuzën e zjarrvënies ndaj Ndrecës, që tashmë ka kërkuar azil politik në Suedi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›