Indi vdesin 36 pelegrine

Te paktën 36 pelegrinë kane humbur jetën ditën e dielë në Allahabad te Indisë ne kohen qe po prisnin një tren që do t’i çonte në shtëpi pas zhytjes masive në ujërat e Gange.
Një platformë u shemb nga mbipopullimi i njerëzve duke shkaktuar tragjedinë në një ditë feste për indianët.
Fillimisht u raportua për 20 viktima, por bilanci u rëndua pasi të plagosurit e transportuar në spital nuk mbijetuan dot.
Viktimat ishin mes 30 milionë hinduve që po ktheheshin pasi morën pjesë në Kumbh Mela dhe shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë.
Hindutë mendojnë se një zhytje bashkërisht në lumë i pastron nga mëkatet dhe sjell shpëtimin.