E Hënë, 2 Nëntor 2026

India eshte paralajmeruar nga sherbimet sekrete amerikane per sulmet

India eshte paralajmeruar ne muajin tetor nga sherbimet sekrete amerikane per mundesine e nje sulmi "qe vinte nga deti" kunder objektivave ne Bombei, deklaruan disa televizione amerikane. Sipas disa zyrtareve te cilet preferuan te mbeten anonime dhe te cituar nga ABC-ja, sherbimet sekrete amerikane i kane paralajmeruar homologet indiane ne mes te tetorit per mundesine e nje sulmi "nga deti kunder hoteleve dhe qendrave tregtare ne Bombei". Madje njeri nga keta zyrtare mendohet te kete permendur disa objektiva te posaçme si hoteli "Taxh Mahal", shtoi televizioni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›