Nis sot takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s
Bruksel – (Start)Në dt. 2-3 dhjetor, në Bruksel, do të zhvillohet Mbledhja e radhës e Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s. Për herë të parë në një mbledhje të tillë, do të marrin pjesë edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kroacisë, dy vende që priten të jenë anëtare të Aleancës në prill të 2009, çka pritet të rikonfirmohet edhe nga ky Ministerial. Temat kryesore që pritet të diskutohen në këtë Mbledhje janë angazhimet e Aleancës në Afganistan e Kosovë, çështje të tilla të një rëndësie të madhe për sigurinë dhe stabilitetin evropian, si ato të zgjerimit të Aleancës, marrëdhëniet NATO-Ukrainë dhe NATO-Gjeorgji, si dhe bashkëpunimi i Aleancës me vendet e Mesdheut.
Më dt. 3 dhjetor, pasdite, Ministri Basha, së bashku me kolegë të tjerë , do të udhëtojë për në Oslo, ku do të nënshkruajë në emër të Qeverisë Shqiptare, Konventën e OKB-së për Ndalimin e Municioneve Thërrmuese, si dhe do të mbajë një fjalë gjatë ceremonisë së nënshkrimit. Në kushtet kur një pjesë e territorit të vendit, në veri-lindje, është ende i kontaminuar me të tilla municione të paplasura që nga periudha e luftës së Kosovës, asistenca e cila sigurohet nga të qenit palë në këtë Konventë merr një rëndësi të veçantë për vendin tonë.