Analistët serbë: Beogradi synon pengimin e krijimit të të FSK-së
Beograd -Analistët serbë mendojnë se ndryshimi i Marrëveshjes së Kumanovës, Serbia do të kërkojë zotërimin e kompetencave që ka aktualisht KFOR-i në Kosovë si dhe pengimi i formimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ata thonë, se me një veprim të tillë, Beogradi do të shënonte edhe një "fitore diplomatike". "Me këtë marrëveshje të sigurisë eventualisht do të pengohej formimi i të ashtuquajturës ushtri të Kosovës, përkatësisht që këto forca të sigurisë prej 2000 trupash të shndërrohen në forca të vërteta ushtarake", thotë për DW analisti ushtarak serb Zoran Dragishiç.
Ndërkaq, kryetari i Nismës euroatlantike, Daniel Shunter thotë se opinioni serb kryesisht ka qëndrim negativ ndaj NAT0-s, ndërsa një numër i elitës politike serbe nuk ka një vizion të përcaktuar qartë nëse Serbia duhet të bëhet anëtare e BE-së dhe e NAT0-s sikur të gjitha vendet e tjera të Ballkanit.
Sipas analistëve serbë kërkesa për kthimin e një numri të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovës, siç parasheh Marrëveshja e Kumanovës, në këtë moment do të ishte kërkesë e tepërt, ndaj Beogradi është përcaktuar për pjesët e marrëveshjes që mund të ndryshohen.