E Shtunë, 31 Tetor 2026

India hyn në raundin e fundit të zgjedhjeve

Nju Delhi - India hyn në fazën finale të zgjedhjeve të përgjithshme. Ky është raundi i pestë, në të cilin marrin pjesë më shumë se 100 milionë shtetas në 86 zona elektorale të shtatë shteteve.

Rezultatet përfundimtare pritet të dalin në fundjavë, ndërsa parlamenti i ri do të mblidhet më 2 qershor, ashtu siç e parashikon edhe kushtetuta. Shumicën e votave pritet ta marrin dy partitë kryesore, Partia e Kongresit dhe ajo e nacionalistëve hindu, BJP.

Raundi i parë, i cili u zhvillua më 16 prill, u shoqërua me sulmet e maoisteve ne pjesën lindore dhe qendrore të vendit. Nga këto sulme mbetën të vdekur 17 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›