E majta të ketë Fatos Nanon
Tiranë-PSV 91 me në krye Petro Koçin, ka organizuar një takim në Paskuqan, me anëtarë dhe simpatizantë, ku u vendos konstituimi i degës së PSV 91 për Paskuqanin dhe u diskutua për çështje të fushatës dhe prioritetet e saj. Në fjalën e tij, kryetari i partisë, Koçi theksoi nevojën e përfaqësimit të të gjithë socialistëve në këto zgjedhje dhe faktin që të gjithë socialistët i duhen elektoratit të majtë, për të arritur një fitore në këto zgjedhje.
“E majta nuk mund të fitojë në këto zgjedhje pa kontributin e të gjithë socialistëve, përfshi këtu dhe figura me kontribut në PS, si Fatos Nano, Servet Pëllumbi, etj. E majta nuk mund të vijë në pushtet duke luftuar kundër Nanos.”-theksoi Koçi. Ai shtoi se ky nuk është një qëndrim i koordinuar, por një zhvillim logjik që do i shërbejë fitores të së majtës në 28 qershor.
Ndarjen e së majtës në tre parti kryesore, Koçi e cilësoi si një mundësi më shumë e jo si përçarje, për faktin se në këtë mënyrë, gjithkush ka mundësi t’i bashkohet asaj force politike që qëndron më afër aspiratave të veta.
Me gjithë deklarimet e Petro Koçit, ende nuk dihet asgjë për fatin politik të ish-liderit të Partisë Socialiste, i cili që prej 3 korrikut 2005, ku humbi zgjedhjet, aso kohe kryeministër i vendit, u largua nga klasa politike. Rikthimi i tij në këto momente si dhe rreshtimi përkrah ndonjë grupimi brenda së majtës, do të shkaktonte jo pak “tërmet” politik në këtë prag fushate.