Firmoset koalicioni i majtë
Tiranë-Partia Socialiste ka shpallur koalicionin zgjedhor me grupimin e së majtës, i përbërë nga katër parti, PSD-ja, PDS-ja, dhe G99. Koalicioni do të shkojë në zgjedhje me sloganin e “Bashkimi për Ndryshim”. Gjatë fjalës së rastit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se bashkimi i ri, do të lërë pas politikën e vjetër.
“Ne jemi, sot, këtu kur një tjetër mandat i politikës së vjetër të së shkuarës po mbaron me verbërinë e saj përpara plagëve të vendit, shurdhërinë e saj përpara të vërtetave të njerëzve, cinizmin e saj përpara aspiratës tonë të përbashkët për një Shqipëri si gjithë Evropa. Dhe kur një fushatë e re për një mandat të ri ka filluar, gjuhët e vjetra nuk po thonë dot asgjë të re, edhe pse koha për baltën dhe mllefin e vjetër ka mbaruar”-tha ndër të tjerash kreu socialist.
Rama shtoi se donte një Shqipëri pa papunësi në rritje, pa varfëri, “Ne duam një Shqipëri pa jetimë të pasigurisë në punë, në rrugë e në festë, dhe pa plagë si ajo e tmerrshmja e Gërdecit. Shqipëria nuk mund të vuaj plagë të tjera, për të përballuar oreksin e pashuajtshëm të familjes që na qeveris. Ne jemi sot këtu, sepse duam t’i japim fuqi ndryshimit që po vjen, duke u bashkuar për t’i dhënë zë shpresave tona, dhe për t’i dhënë politikës përmasën e ëndrrave të njerëzve të këtij vendi”-tha më tej ai.
Ndërsa kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi, theksoi se ky bashkim do t’i jap fitoren së majtës në zgjedhjet e 28 qershorit. “Bashkimi jonë përfaqëson shpresën dhe të ardhmen, Shqipërisë i duhet një ndryshim dhe këtë do ta bëjmë së bashku. Shumica e shqiptarëve janë për këtë ndryshim dhe për rikthimin e shpresës dhe normalitetit” tha Gjinushi.
Kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo u shpreh se pas zgjedhjeve të qershorit, koalicioni i majtë do të sigurojë një qeverisje të aftë që do të ballafaqohet me shqetësimet dhe hallet e tyre. “Ne sot jemi këtu për ti dhënë një mesazh shqiptarëve se ju premtojmë një qeverisje të aftë pas 28 qershorit dhe jo një qeverisje qe do të jetë një rrotacion i thjeshtë i pushtetit. Për ta bërë këtë ne kemi nevojë për mbështetjen e shqiptarëve” theksoi Milo.