E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Pr.ligji për dosjet, respekt ndaj viktimave

Tiranë - Partia Demokratike konsideron se "p/ligji 'për dosjet' nuk është një akt hakmarrje, por respekt ndaj viktimave të komunizmit'. Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, theksoi të shtunën në një konferencë për shtyp se "p/ligji që do të votohet të hënën në Kuvend është një variant i ligjit çek, një nga më të mirët në fushën e lustracionit”. Duke reaguar ndaj deklaratave të sotme të opozitës, e cila u shpreh kundër këtij drafti, të miratuar pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, pa votat e saj, Bumçi tha se "Edi Rama nuk mund të votojë pro këtij p/ligji, sepse ai është nip i një ish-anëtari të Byrosë Politike, i cili ka persekutuar me dhjetra inxhinierë dhe intelektualë të shkolluar në Perëndim. Ndaj dhe Edi Rama nuk mund ta votojë këtë p/ligj, pasi është njësoj sikur të votojë kundër vetvetes”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›