E Diel, 1 Nëntor 2026

India paralajmëron Pakistanin

Kryeministri Manmohan Singh ka festuar Ditën e Pavarësisë së Indisë me një paralajmërim për fqinjin rival Pakistanin.

Në fjalimin e së enjtes në Nju Delhi, Singh ka thënë se për përmirësimin e marrëdhënieve me Pakistanin, është e nevojshme që ai të ndalojë përdorimin e territorit të tij për çdo aktivitet kundër Indisë.

Komentet pasojnë akuzat e indianëve se forcat pakistaneze janë përgjegjëse për sulmet, të cilat kanë vrarë pesë ushtarë indianë, javën e kaluar, në rajonin e trazuar të Kashmirit.

Dita e Pavarësisë së Indisë shënon fundin e sundimit kolonial të Britanisë, më 1947, dhe krijimin e Pakistanit dhe të Indisë.

Pakistani ka festuar Ditën e Pavarësisë të mërkurën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›