India teston dy raketa transporti të mbushjeve bërthamore
Raketat janë hedhur që nga qendra “Chandipur” në lindje të Orisës, deklaroi një burim i Organizatës së kërkimit dhe zhvillimit të Mbrojtjes.
Raketat me gjatësi 8,5 metra kanë një rreze veprimi prej 150-350 kilometrash dhe mund të transportojnë mbushje të vogla konvencionale dhe bërthamore.
Raketa Prithvi-II është testuar për herë të parë në shkurt të vitit 1988 dhe prova e fundit e saj është bërë më 15 prill.
India, që ka zhvilluar provën e parë atomike në vitin 1974 dhe e ka shpallur veten fuqi bërthamore në vitin 1998, ka filluar një program ambicioz në vitin 1983 për të prodhuar vetë raketa. Ajo ka zhvilluar dhe testuar dy raketa balistike me aftësi bërthamore (Agni dhe Prithvi).
Ajo parashikon ta kurorëzojë programin e saj me një raketë balistike me rreze prej 5 000 kilometrash dhe me emrin Surya (Dielli) për të treguar aftësinë e saj goditëse që shkon përtej Azisë Jugore.