E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mbështetje maksimale universiteteve

“Sot është një ditë e rëndësishme për botën akademike”, vlerësoi z. Berisha në fjalën e tij, ndërsa shprehu kënaqësinë se “sot ulen për herë të parë në auditore 30 mijë studentë të rinj”.

Në këtë Universitet me profil bujqësor, Kryeministri theksoi se “objektiv i qeverisë është dyfishimi i prodhimit bujqësor dhe Shqipëria ka nevojë për kontributin e studentëve dhe pedagogëve të këtij universiteti”.

Berisha kërkoi zhvillimin e kapaciteteve investuese dhe kërkuese, ndërsa siguroi mbështetjen e qeverisë në këtë drejtim. Berisha ishte i shoqëruar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›