India teston me sukses raketën BrahMos

Ministria e Mbrojtjes së Indisë, në një deklaratë zyrtare, bëri me dije se kanë testuar me sukses raketën supersonike BrahMos.
Sipas njoftimit, thuhet se avioni luftarak Su-30MKI ka lëshuar ditën e djeshme në bregun lindor të vendit, raketën supersonike BrahMos.
“Versioni avioni i raketës supersonike të lundrimit BrahMos u lëshua me sukses nga avioni luftarak Su-30MKI. Lëshimi u krye në bregun lindor të vendit. Raketa goditi objektivin e caktuar – një anije luftarake e dekomisionuar – me saktësi të madhe”, thuhet në deklaratë.
Në vitin 2016, India filloi të krijojë versionin e avionit të BrahMos, duke planifikuar ta instalojë atë në mbi 40 avionë luftarakë Su-30MKI, raporton TASS.
/rtsh.al/