Siti i përgjigjet Liverpulit, “poker” i Arsenalit ndaj Çelsit

Manchester City i përgjigjet Liverpool-it dhe rikthehet në krye të klasifikimit në Premierë me +1 ndaj Reds. Fitorja në shtëpi ndaj Brighton ishte vendimtare. Në pjesën e parë, Brighton luajti më mirë dhe herë pas here mbylli City-n në zonën e tij, i vetmi rast i madh për vendësit erdhi nga këmbët e Mahrez, por nuk u shfrytëzua. Megjithatë, algjeriani e rregulloi shënjestrën në fillimin e pjesës së dytë, kur kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 55-të. U desh një episod për të zhbllokuar një ndeshje të vështirë dhe Guardiola kishte fatin me vete edhe për dyfishimin e Fodenit: një tjetër goditje e devijuar, një tjetër gol për Qytetarët në minutën e 65-të, që mbyll efektivisht ndeshjen. Në fund vjen tripleta me firmën e Bernardo Silvës, që rrumbullakos rezultatin.
Arsenali u rikthye te fitorja pas tre humbjeve radhazi dhe e bëri këtë në derbin e Londrës me Chelsea. Pjesa e parë pa asnjë moment pushimi, me Chelsean që iu përgjigj dy herë Arsenalit: avantazhit të Nketiah në minutën e 13-të i është përgjigjur Ëerner në minutën e 17-të, pas 2-1 të Smith-Roëe në minutën e 27-të, Azpilicueta kujdeset për të barazuar pesë minuta më vonë. Edhe pjesa e dytë gjithashtu filloi e vrullshme, ishte minuta e 57-të kur Nketiah kaloi të tijtë përsëri në avahtazh. Reagimi i bluve është i pranishëm, por Alonso godet dy herë në mënyrë të gabuar. Presioni i të besuarve të të Tuchel nuk ndalet, por Topçinjtë ngrenë një mur të pakalueshëm dhe në rikuperim gjejnë “pokerin” nga pika e bardhë me Sakën.