E Enjte, 5 Nëntor 2026

Red Bull sfidon Ferrarin

Te Red Bull duan të hakmerren ndaj Ferrarit. Në radhë të parë, sepse kanë arritur ta mposhtin makinën e Maranellos vetëm në GP të Arabisë Saudite dhe gjithashtu, sepse duhet të shënojnë sa më shumë pikë për të lehtësuar disavantazhin e pasqyruar në tabelë për shkak të problemeve të besueshmërisë që ka paraqitur RB18, gjatë fillimit të këtij  botërori, pas tre garave të zhvilluara. Dueli midis Red Bull dhe Ferrarit do të vazhdojë por do të shihet më tej besueshmëria e makinës së skuadrës së Milton Keynes.

Megjithatë Red Bull kanë dalë me një mesazh të fuqishëm të publikuar në llogaritë e tyre në rrjetet sociale. “Edhe në Imola do të jetë një duel kokë më kokë Ferrari-Red Bull. Të dyja skuadrat po vrapojnë si favoritët e mëdhenj për titullin në vitin 2022 dhe duket se tashmë e kanë nisur betejën” – shkruhej në mesazh. Red Bull e sheh Leclerc më të favorizuar për fitoren, pasi Ferrari duket për momentin më shumë si makina ideale e përshtatur me ndryshimin e rregulloreve.

F1-75 nuk shfaq probleme besueshmërie, ka paraqitur nivelin më të mirë të pilotit nga Monako në pistë dhe, për më tepër, nuk vuan as për sa i përket fuqisë si dikur në të kaluarën në krahasim me njëvendëshen austriake. Red Bull po mundohet të përmirësojë disa problem vogla me të cilat u përball në diferencën me Ferrarin. Megjithëse Kupa e Botës zbarkon këtë fundjavë në shtëpinë e Ferrarit, në Ímola, skenë ku makinat e kuqe duan të rikthehen te fitorja pas 16 vitesh. Fitorja e fundit daton në vitin 2006 me Michael Schumacher.

Por te Red Bull nuk dorëzohen dhe shpresojnë të luftojnë sërish për një fitore, e cila një vit më parë i buzëqeshi holandezit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›