Lesi: Bashkëpunoj me Berishën, nëse heq Ndokën
Pas kërkesës së Nard Ndokës për të larguar nga postet e zv/ministrit, Zef Bushatin dhe Anton Gurakuqin, reagon edhe Partia Lëvizja Demokristiane, duke lëshuar ultimatumin që të largohet nga koalicioni qeveritar kryetari Ndoka. PDK-ja ka përjetuar kohët e fundit një prill të nxehtë, ku në adresë të anëtarëve dhe kryetarit të PDK-së janë lëshuar një varg akuzash. Kryetari i LDK-së, Nikollë Lesi, konfirmon tërheqjen nga bashkëpunimi me mazhorancën, nëse kreu aktual i PDK-së, Nard Ndoka, merr pjesë në koalicionin e ardhshëm.
Kreu i lëvizjes demokristiane i ka kërkuar Kryeministrit Berisha që të mos e përfshijë kryetarin e PDK-së, Nard Ndoka, në koalicionin e ardhshëm qeveritar, por edhe në koalicionin me të cilin mazhoranca do të përfaqësohet në zgjedhjet e përgjithshme elektorale të vitit 2009. "Do të bashkëpunojmë me Berishën nëse ai nuk bën marrëveshje me Ndokën", u shpreh Lesi.
Konflikti i hapur mes tij dhe kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka, ka marrë përmasa gjigante, çka e ka futur Partinë Demokristiane në një krizë të vërtetë. Përveçse rrezikohet rrëzimi i kryetarit të partisë, çka është kërkuar nga një pjesë e kryesisë, gjithashtu demokristianët rrezikojnë seriozisht pjesëmarrjen e tyre në kabinetin qeveritar. Ndoka, nga njëra anë, kërkon nga Kryeministri Berisha largimin e dy rivalëve të tij brenda partisë, Anton Gurakuqin dhe Zef Bushatin dhe, nga ana tjetër, kampi kundërshtar i kryetarit Ndoka kërkon largimin e tij nga drejtimi i partisë.