Indiferenca sjell deshtimin e tenderit per librat e bibliotekes
FIER - Keshtu ka ndodhur edhe nje vit me pare. Tenderi deshtoi, duke djegur fondet, cka do te thote, ne tre vjet asnje titull i ri ne fondin e bibliotekes. Duke bere keshtu qe biblioteka publike e Fierit te deshtoje per te dytin vit radhazi ne zhvillimin e tenderit per blerjen e librave per pasurimin e fondit. Gjithcka konfirmohet si nga drejtoresha e ketij institucioni Alma Gjini, si dhe nga drejtori i kultures, Fran Ukcama, por edhe nga komisioni i zhvillimit te tenderit prane ketij institucioni. Ora 10.00 e dites se premte ka qene afati i fundit i dorezimit te dokumentacionit te firmave pjesemarrese ne tenderin qe do te zhvillohej. Me vlere fillestare prej 600 mije lekesh, fond i cili si cdo vit sherben qe firma qe fiton tenderin te bleje librat ne baze te titujve qe ka nxjerre drejtoria e kesaj biblioteke. Qe te zhvillohej tenderi, i cili ishte njoftuar disa jave me pare, duhej te paraqiteshin te pakten dy firma. Mirepo, deri ne daten dhe oren e percaktuar, eshte paraqitur vetem nje firme. Kjo ka bere qe kryetarja e zhvillimit te tenderit, Klara Qirushi, ta anuloje tenderin, duke i thene firmes te vetme pjesemarrese, qe tenderi do te zhvillohet nje here tjeter. Anulimi edhe kete here i ketij tenderi, ka bere qe prej dy vjetesh biblioteka e vetme e qytetit te Fierit te mbetet pa asnje titull te ri. Edhe nje vit me pare, tenderi me vlere 4 milione leke te vjetra nuk u zhvillua, per shkak te mos interesimit te firmave, c'ka bere edhe vjet te digjej ky fond i vene ne dispozicion per pasurimin e bibliotekes. Edhe kete vit, tenderi u la te zhvillohej ne nje kohe me te vone, por sipas punonjesve te bibliotekes, duke iu referuar pervojave te shkuara, ka shume mundesi qe te mos paraqiten firma dhe fondi te digjet. Cka do te thote, edhe tre vjet asnje liber apo titull i ri ne fondin e Bibliotekes Publike ne Fier. Xhemil Beharaj