Indonezi, përmbytjet shkaktojnë tetë të vdekur
Lajmi bëhet i ditur nga një përfaqësues i Ministrisë indoneziane të Shëndetësisë. Përmbytjet, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut kanë shkatërruar me dhjetëra shtëpi, deklaroi Rustam Pakaja, kreu i qendrës për menaxhimin e krizave pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Njoftohet se numri i personave që kanë humbur jetën gjatë këtij muaji si pasojë e përmbytjeve në Indonezi ka shkuar në 22 persona.