E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia: Me BE-në vetëm negociata të hapura

Qëndrimi i Turqisë vjen nëpërmjet ministrit të saj për Çështjet Evropiane, Egemen Bagis, i cili deklaron se rezultati i procesit negociues nuk duhet të paragjykohet, dhe se vendit të tij nuk duhet t’i ofrohet vetëm partneritet i privilegjuar, siç kërkon Gjermania dhe Franca.    

“Për momentin është e rëndësishme të nxisim procesin e ndryshimeve në Turqi, reformat dhe hapjen e  kapitujve të ndarë në bisedimet me BE-në. Në fund do të kemi tri mundësi: 1- do të bëhemi anëtarë me të drejta të plota si Malta, Çekia apo Bullgaria, 2- vendet anëtare do të vendosin veto kundër nesh, siç bëri Franca kundër Britanisë së Madhe në vitet '60, ose 3- ekziston mundësia që sikur Norvegjia t'i thotë Turqisë se dëshiron marrëdhënie të ngushta, por jo edhe anëtarësim", deklaroi Bagis për gazetën austriake “Die Standard”.
     
Ministri turk theksoi se gjatë bisedimeve me BE-në duhet të jetë e qartë se çfarë i është premtuar Turqisë. ''Kemi nevojë për qartësi, besim dhe respektim të ndjeshmërisë së palës tjetër", tha Bagis, duke shtuar se vetëm në këtë mënyrë gjërat mund të ecin përpara.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›