E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babel dëshiron të largohet nga Liverpuli

Anësori i Liverpulit, Rajan Babel, dëshiron të largohet në formë huazimi pasi vazhdimisht lihet jashtë ekipit të parë nga Rafael Benitez.
Holandezi 22-vjeçar ka mundësi që të kalojë tek Ajaksi në muajin janar dhe të luajë një gjysmë sezoni në përgatitje për Kupën Botërore.
"Ka pasur shumë gjëra që janë premtuar, por asnjëra nuk është mbajtur. Doja të luaja më shumë minuta dhe të kem më shumë shanse, por menjëherë pas humbjes së parë, unë e humbja vendin tim", ka thënë Babel.
"Mendoj se një gjysmë sezoni në Ajaks me synimin për të arritur në Kupën Botërore, nuk do të ishte një ide e keqe. Mund t'i jap diçka ekipit të Ajaksit. Huazimi nuk ishte opsion gjatë verës. Tani lam rënë dakort të shikojmë situatën në muajin janar", ka shtuar holandezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›