E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi, 8 të plagosur nga tërmetet

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet lokale, sipas të cilëve, tërmeti i parë me magnitudë prej 6.4 ballë të shkallës Rihter, tronditi ishullin e Balit, duke lënë 8 persona të plagosur.

Por zyrtarët në vend thonë se nuk ka asnë alarm për ndonjë cunami të mundshëm.

Instituti i Gjofizikës në Indonezi sqaron se tërmeti e kishte epiqendrën rreth 110 kilometra në lindje të qytetit Nasuda.

Kurse tërmeti i dytë ndodhi vetëm pak orë pas atij në Bali. Intensiteti i tij ishte 5.8 ballë, me epiqendër në ishullin e Sulavesit.

Burimet zyrtare pohojnë se nuk ka dëme apo të plagosur nga tërmeti i dytë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›