Klosi: Mbrojtja e votës, mision legjitim i opozitës
Klosi e cilësoi bojkotin si një mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, duke dëshmuar vendosmërinë e PS në rrugën e saj të bojkotit. “PS është vendosur në rrugën e saj legjitime për të mos lejuar që ligjit të kthehet në një letër pa vlerë, që zgjedhjet të kthehen në një proces të korruptuar, që tufat e kriminelëve të lejohen të dalin nga burgjet për fushatë elektorale, që drejtuesit e shtetit të përdorin postet dhe fondet publike për fushatë elektorale; që njerëzit të largohen nga puna, pse nuk rreshtohen me pushtetin. Ne sot, më të vendosur se kurrë, do të mbrojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës Do të mbrojmë çdo njeri shqiptar apo shqiptare kudo që të jetë nga kamxhiku i patolerueshëm i pushtetit”, tha Klosi dje në një deklaratë për shtyp.
Ai e cilësoi si një shfaqje të turpshme të një qeverie të re të politikës së vjetër ditën e parë të qeverisë së re Berisha-Meta duke mos kursyer akuzat për ministrat e kabinetit. “Sali Berisha me ministra të kërkuar nga drejtësia dhe me ministra që mashtruan popullin opozitar nuk mund të qeverisë dot në mënyrë demokratike vendin, dhe prandaj Partia Socialiste është çdo ditë dhe më e vendosur të vazhdojë misionin e saj historik, atë të rezistencës demokratike në plotësim të standardeve të munguara. Sali Berisha i trembet së vërtetës së kutive të votimit, të cilat i mban peng në mënyrë të kundërligjshme.”
“Ne nuk hyjmë në këtë parlament të rezultateve të deformuara dhe të kutive të mbyllura. Ne nuk kërkojmë të marrim pushtetin në tavolinë, por do të kërkojmë zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit. Nuk mund të ketë mision më legjitim për një opozitë demokratike sesa mbrojtja e votës, ligjit e Kushtetutës”, tha Klosi.