Dell: Amerika do të përkrahë Kosovën
Ambasadori Dell vizitoi edhe qendrën e qytetit ku ishte hapur ekspozita fotografike me projektet e USAID-it në rajonin e Gjakovës. Dell me këtë rast tha se sot nuk kemi ardhur vetëm për përurimin e këtyre qendrave të regjistrimit por për të marrë pjesë në shënimin e 10 vjetorit të punës sonë në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë të punojnë në të gjitha fushat të cilat janë të rëndësishme për Kosovën, forcimin e institucioneve , krijimin e mundësisë për të gjithë qytetarët për të kontribuar për të ardhmen e shtetit, do të punojmë në zhvillimin e ekonomisë dhe dëshirojmë të krijojmë një ekonomi të fuqishme të bazuar në tregun e lire, të gjithë këto bazuar në forcën sundimit të ligjit,” tha Dell.
delMe këtë rast në fshatin Bec u bë përurimi i 10 qendrave të ofiqarisë ku USAID –i ka ndërtuar rrjetin e digjitalizimit përmes të cilave zyrat e regjistrimit do të kenë qasje të drejtpërdrejt programore softuerike të instaluara në ndërtesën komunale në Gjakovë. Kjo lidhje telekomunikuese,USAID-it i ka kushtuar 20 mijë dollarë përderisa Kuvendi i komunës ka kontribuar me 16 mijë euro. Sipas zyrtarëve amerikan, për dhjetë vjet të punës së USAID-it në Gjakovë janë investuar rreth 1 milion e 400 mijë euro. (rtk/start)