E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, gjenden trupat e viktimave të avionit të zhdukur rus

Zëdhënësi i forcave të shpëtimit, Gagah Prakoso, tha se skuadrat e tij arritën në vend-rrëzimin e avionit, afër një krateri vullkani, mesditën e të enjtes.

“Associated Press” thotë se forcat e shpëtimit gjetën mbetjet e avionit “Sukhoi Superjet-100” të shpërndara në shpatin e pyllëzuar të malit.

Me të dëgjuar lajmin, familjarët e viktimave shpërthyen në lot. Ata gjithsesi kishin pak shpresë se avioni me 46 pasagjerë në bord, i zhdukur një ditë më parë, do të gjendej diku, jo i shkatërruar.

“Nga sa arrijmë të kuptojmë tani, duket sikur nuk ka asnjë të mbijetuar”, tha kreu i Agjencisë kombëtare të kërkim-shpëtimit, Daryatmo.

“Sukhoi Superjet-100” është projekti i parë i Rusisë për avionë pasagjerësh që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, dy dekada më parë.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-10 11:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›