Shqipëria “hap derën” e hetimit të trafikut të organeve

Ligji "Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it", i njeh misionit EULEX në Kosovë, autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri lidhur me akuzat e përfshira në raportin e relatorit të Këshillit të Europës, Dick Marty, për një trafik të mundshëm organesh të zhvilluar nga UÇK në fund të viteve '90, edhe në territorin shqiptar.
ipas relacionit të pr/ligjit "Shqipëria e konsideron të domosdoshëm rrëzimin njëherë e përgjithmonë të akuzave të ngritura nga Dick Marty, duke e konsideruar të një rëndësie primare vendosjen e drejtësisë, që është njëkohësisht gur themeli për vendosjen e paqes dhe për të kundërshtuar çdo mundësi për cënimin e imazhit të shqiptarëve dhe luftës së drejtë të çlirimit të Kosovës".
Kuvendi miraton ligjin për pronat
Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me votat e mazhorancës ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, i cili në thelbin e vet parashikon që çmimet e pronave të vendosen vetëm nga qeveria dhe jo edhe nga Parlamenti.
Seanca u shoqrërua me debate midis mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e opozitës akuzuan qeverinë për afera korruptive me pronat, veçanërisht në jug të vendit.
“Qeveria thotë un po ta marr por me këtë çmim, dhe ky do jetë konflikti akoma dhe më i madh ndaj pronarëve. Fondi i kompensimit problem tjetër. Në komision na u tha se periudha duhet për të vërtetuar statusin juridik, unë nuk kuptoj pse qeveria verifikon statusin e pasurive. ǒpo ndodh me pronat në jug, duke filluar në Porto Romano, duke përfunduar në Borsh, ç’po ndodh në dy ligje, për legalizimin. Ka lidhje me aferën korruptive që po e kalon pronën në duar banditësh që po marrin vijën bregdetare, për të lënë në gisht në gojë të gjithë pronarët. Për këtë arsye ky ligj nuk do të shërbejë”, tha deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.
Ai shtoi se ligji për pronat është ndryshuar disa herë radhazi nga mazhoranca. “Është e pamundur për të gjetur një ligj tjetër që të ketë ndryshuar më shumë brenda një mandati qeverisës dhe sa paradoksi është i jashtëzakonshëm. Afati i ri që vendoset për një dosje shkon deri në vitin 2014 dhe që nga viti 1990 deri më 2014 unë numëroj 24 vjet për të shqyrtuar një çështje pronësie dhe për të shqyrtuar një dosje”, vijoi.
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, duke mbështetu pr/ligjin, tregoi se tre amendamente të propozuara prej tij janë përfshirë. “Për këtë kërkohet reflektim nga të gjithë. Theksoj se janë tre elementë kryesorë por të parin do rendisja atë kushtetues të çështjes së të drejtës për zgjidhjen e pronës, ku shteti nuk mbivendoset, por i jep zgjidhje kompensimit fizik e duke lënë të fundit atë financiar”, theksoi Mediu. /Start/
2012-05-10 13:51