Topi: Politika t’i kushtojë vëmendje reformës në drejtësi
Topi shkruan se pavarësisht bashkëpunimit politik për plotësimin e një sërë kriteresh për integrimin në Bashkimin Evropian, me rëndësi mbetet funksionimi dhe performanca e veprimtarisë së pushtetit gjyqësor.
“Përmirësimi i veprimtarisë së pushtetit gjyqësor, konsolidimi i tij, rritja e pavarësisë dhe paanshmërisë, lufta kundër fenomeneve korruptive dhe trajtimeve subjektive dhe të njëanshme të çështjeve, janë në thelb garantimi i funksionimit të demokracisë në Shqipëri. Funksionimi normal i pushtetit gjyqësor parandalon sjelljen abuzive me pushtetin, parandalon shkeljet e ligjit, parandalon pasojat e rënda që vijnë nga mosfunksionimi normal i institucioneve dhe raporteve sociale”, thekson Topi.
Më tej, kreu i Shtetit shprehet se forcimi i pushtetit gjyqësor nuk është për t’iu treguar partnerëve ndërkombëtarë se Shqipëria është e aftë të ndërtojë Shtetin e së Drejtës, por është proces i brendshëm, i transformimit të shoqërisë, institucioneve, përfshirë dhe drejtësinë.
“Më tepër se sa kritika ndaj sistemit, duhet të mbizotërojë mbështetja e plotë për reformimin e tij, duke iu dhënë më shumë, duke iu krijuar më shumë hapësira ligjore, financiare dhe infrastrukturore, për mirëfunksionimin e tij. Miratimi i ndryshimeve të rëndësishme ligjore kohët e fundit si dhe krijimi i Gjykatës Administrative janë një ndihmesë e dukshme për përmirësimin e funksionimit të sistemit. Mbetet me rëndësi të posaçme, aplikimi faktik nga autoritetet kushtetuese të krijimit të këtyre gjykatave, duke bërë kujdes dhe kushtuar vëmendje të posaçme përzgjedhjes së trupës gjyqësore”, vë në dukje Presidenti.
Ai u bën thirrje gjyqtarëve që të punojnë me drejtësi dhe t’i përgjigjen sfidave të ardhshme. “Është një barrë e rëndë, por në të njëjtën kohë, një mision fisnik për ju të nderuar gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë, që nëpërmjet ushtrimit të funksioneve tuaja, me profesionalizëm dhe integritet moral të bëni të mundur ecjen përpara të vendit dhe shoqërisë drejt konsolidimit të një demokracie funksionale dhe garantimit të rrugës drejt Bashkimit Evropian. Uroj nga zemra që ky vit i lumtur e i ndritur për Shqipërinë, për historinë e saj, të vazhdojë të jetë i tillë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, falë kjo edhe rritjes së përgjegjshmërisë së funksionimit dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë”, përfundon mesazhi. /Start/
2012-05-10 13:36