Indonezi, gjendet kutia e dytë e zezë e aeroplanit rus

Ushtria në Indonezi ka gjetur kutinë e dytë të zezë të aeroplanit Sukhov i prodhimit rus i cili është rrëzua në fillim të këtij muaji.
Operacioni i cili është udhëhequar nga Ketut Purva, tha se kutia është gjetur të mërkurën.
Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të mësuar pse aeroplani Sukhov me 45 persona në bord u rrëzua. Kuti e parë e zezë është gjetur më 16 maj.
Piloti i aeroplanit kishte kërkuar që të ulej pak para se aeroplani të zhdukej krejtësisht nga radarët në një terren malor. Ndërkohë të 45 pasagjerët në aeroplan kanë humbur jetën.