E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zamparini: Monti nuk e di se çfarë flet

"Kryeministri i Italisë, Mario Monti, nuk e dinte se çfarë po fliste kur sugjeroi pezullimin e Serie A, si pasojë e hetimeve të skandalit më të ri, Scommessopoli" ka deklaruar presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini.

Korrupsioni në futboll e ka goditur sërish Italinë, ndërsa kreu i Qeverisë së këtij vendi kërkoi që të pezullohet futbolli italian për dy apo tre vite.

“E vetmja gjë e turpshme për këtë vend është kur dikush thotë diçka si ajo që tha Monti”.

“Para se të thotë se duhet ta ndalim lojën, ai duhet të mendojë për problemet e tij dhe gjithçka që është duke shkatërruar dhe mbyllur me masat e tij”.

“Monti duhet të mendojë para se të flasë”, ka këshilluar Zamparini

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›