Irlanda në zgjedhje për traktatin e BE-së

Irlandezët kanë filluar mëngjesin e së enjtes të votojnë për ratifikimin ose jo të Traktatit Fiskal Evropian, që vendos rregulla të rrepta për vendet me defiçit buxhetor.
Në rast refuzimi, Irlanda do të përjashtohej nga fondet e emergjencës të Bashkimit Evropian, në një kohë kur paketa e ndihmës për të skadon në vitin 2013.
Irlanda është i vetmi nga 25 vendet që ka çuar në votim paktin fiskal, i cili për shkak të kompleksitetit të tij nuk pritet të ketë një pjesëmarrje të lartë.
Pakti i firmosur nga të gjitha vendet e BE-së, përveç Republikës Çeke dhe Britanisë së Madhe, u lejon shteteve anëtare të Unionit që të koordinojnë politikat buxhetore dhe të vendosin ndëshkime për shkelësit e rregullave.
I nënshkruar në shkurt, pakti u imponon të gjitha vendeve që e kanë ratifikuar të asimilojnë një defiçit buxhetor 0.5 për qind më pak se të ardhurat ekonomike. Vitin e kaluar defiçiti i Irlandës arriti në kuotën 13.1 për qind.