E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi numri i viktimave shkon ne 270

Numri i viktimave te shkaktuara nga tsunami qe goditi ishuj te shumte te Indonezise eshte ngjitur ne 272.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale sipas te cilave ne ishujt Mentauai 412 persona rezultojne ende te zhdukur.

Tsunami u shkaktua nga nje termet i fuqishem 7.7 balle qe tronditi dy dite me pare zonen perendimore te Sumatres.

Autoritetet deklarojne se u bene gabime me nje sistem alarmi qe duhet te lajmeronte specialistet per ardhjen e dallgeve 3 metra te larta.

Presidenti i Indonezise ka shkurtuar ditet e vizites se tij ne Vietnam per te vizituar ishujt e prekur dhe per te mbikeqyrur operacionet e shpetimit.

Susilo Bambang Yudhoyono ka deklaruar se do te kthehet ne vend nga nje takim me lideret rajonale per te ndihmuar ne menaxhimin e situates.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›