E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezi transmetimeporno në parlament

XHAKARTA- Në mbledhjen e sotme të parlamentit indonezian, në vend të zhvillimeve politike janë shfaqur disa filmime pornografike. Të pranishmit në sallë, deputetë e gazetarë janë shokuar pas kësaj ngjarje. Lajmi behet publik nga AFP.

Këto imazhe, origjina e të cilave duket se ishte interneti janë mundur të bllokohen vetëm pas 215 minutash me ndërhyrjen e rojeve të sigurisë

Ende nuk është e qartë se si pamjet arritën të shfaqen nëpër ekrane, por kryeparlamentari Marzuki Ali në një prononcim të tijin deklaron se kushdo që të jetë autori i këtij veprimi do të dënohet.

“Kushdo që e ka bërë këtë akt të pahijshëm do t’u dorëzohet autoriteteve”, citohet tu ketë thënë gazetarëve.

është e sigurtë që ky incident aspak i hijshëm do të vërë në siklet edhe presidentin e vendit Susilo Bambang Yudhoyono, i cili kohët e fundit ka kërkuar ndalimin e pornografisë on line

Edhe opinioni publik e dënoi këtë akt, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e popullsisë i përket besimit islam. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›