Miliona dollarë ndihma për katastrofën në Pakistan
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun dhe SHBA-të konfirmuan se kishin autorizuar një donacion prej 20 milionë dollarësh. Nga ana tjetër, edhe Kina e Bashkimi Evropian kanë akorduar ndihma në para si dhe në mjete për aksionet e shpëtimit.
Mbi 1 000 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur, teksa një milion e gjysëm njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente.
Shumë prej tyre kanë humbur gjithçka. Ka mungesë ushqimi, kurse uji i pijshëm është ndotur dhe ka shqetësime për përhapjen e sëmundjeve.