Indonezi, zhduket një avion me 16 persona në bord
Një avion që transportonte 16 persona u zhduk sot në provincën indoneziane Papuazi, njoftoi Ministria e Transporteve. "Avioni i shoqërisë 'Merpati Nusantara' u nis në orën 13:30 (06:30 GMT) nga Jayapura për në qytetin Osibil dhe ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit ajror 40 minuta më vonë", bëri të ditur Herry Bhakti Singayuda, shefi i sigurisë së transporteve. "Vazhdojmë përpjekjet për lokalizimin e avionit", shtoi ai.
Indonezia varet shumë nga trafiku ajror për të lidhur rreth 6 000 ishujt e saj të banuar, disa prej të cilëve janë shumë malorë dhe me pyje.
Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve, në korrik të vitit 2007 Bashkimi Evropian i ka përfshirë në "listën e zezë" të 51 kompanitë ajrore indoneziane, duke mos u lejuar të ulin avionët e tyre në 27 vendet e BE-së.