Indrit Fortuzi emërohet trajner i Skenderbeut
Korçë - Trajneri i ri i skuadrës së Skenderbeut të Korçës është zgjedhur ish-sulmuesi i Tiranës, Indrit Fortuzi. Fortuzi ishte zv-trajner i Tiranës gjatë kohës që kjo skuadër drejtohej nga Blaze Slishkoviç. Me ardhjen e Kolës në krye të kesaj skuadre Fortuzi mbeti i papunë.
Indrit Fortuzi do të drejtojë skuadrën e Skenderbeut të Korçës për gjysmën e dytë të sezonit në kategorinë e parë. “Zogu” zëvëndëson në stolin korçar Renato Rrapon që dha dorëheqjen në përfundim të fazës së parë. Objektivi i skuadrës së Skenderbeut është ngjitja në Superligën shqiptare.