Albertini: Asnjë komplot në gjykimet e Serisë A
Romë - Zv-presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Demetrio Albertini, deklaron se gabimet e fundit të gjyqtarëve nuk kanë të bëjnë aspak me ndonjë komplot. Deklarata e numrit dy të federatës italiane vjen pas akuzave ndaj gjyqtarëve protagonistë në takimet Juventus-Fiorentina dhe Napoli-Roma.
“I kam pare gabimet e fundit të gjyqtarëve, -deklaron Albertini. Mund të them që nuk kemi të bëjmë me komplote, pasi janë vetëm gabime. Gjithmonë janë të pranishme në futboll këto gjera. Mund të gabohet, ashtu siç gabojnë lojtarët edhe gjyqtarët mund të gabojnë”.