E Diel, 1 Nëntor 2026

Industria e Eurozones ne renie te thelle

Prodhimi industrial në eurozonës ka shënuar rënien më të thellë që nga janari 2009, në muajin shtator, ndërkohë që Gjermania po e humb elasticitetin pas tre viteve krizë në Europë. Prodhimi industrial në 17 vendet e monedhës euro ka rënë me 2.5% në shtator, në krahasim me gushtin. Sipas statistikave të BE-së, performanca ishte më e dobëta në bazë mujore, që nga janari 2009, kur prodhimi i fabrikave ra 4.0%, teksa kriza financiare globale bëri që ekonomitë më të mëdha të zhyteshin në recesion. Ekonomistët vlerësojnë që eurozona, që llogaritet të zërë pothuajse një të pestën e prodhimit global, do ta mbyllë 2012-n me recesionin e dytë në tre vjet, teksa kriza e borxheve që filloi në Greqi tre vjet më parë ka ulur besimin dhe ka rritur papunësinë në një nivel rekord. Rritja ende nuk pritet që të kthehet në 2013-n, teksa konsumatorët dhe qeveritë vazhdojnë të shkurtojnë shpenzimet për të përballuar një prej krizave më të këqija të eurozonës në më shumë se gjysmë shekulli. Prodhimi industrial gjerman, që është motori i ekonomisë më të madhe gjermane, ra me 2.1% në shtator, duke treguar se vendi nuk është më imun ndaj krizës. Prodhimi ka rënë edhe në Francë me 2.7%  dhe 1.5% në Itali në shtator, në krahasim me gushtin. Komisioni Europian ka parashikuar se ekonomia e bllokut do të tkurret me 0.4% në 2012, dhe vetëm vitin e ardhshëm do të ketë një rritje me 0.1% .

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›