E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Te perfundojne sa me pare planet urbanistike

Përfundimi i planeve urbanistike për çdo qytet është kthyer në një nevojë të menjëhershme, për shkak të procesit të urbanizimit. Kryeministri Berisha u ka bërë thirrje drejtuesve të pushtetiti vendor që të bëhet gjithçka për përfundimin e këtyre planeve, duke i dhënë funde planeve të pjesshshme, që kanë deformuar sot hapësirat publike.

Në fjalën e tij, mbajtur në konferencën "Planifikimi dhe projekti për qeverisje lokale", kryeministri Berisha theksoi se urbanizimi në Shqipëri po ecën me ritme shumë të mëdha dhe si I tillë është një proces i pandalshëm.

“Duhet të kemi plane të qarta urbanizimi, nje vend i lirë e ka të pa cënueshme lëvizjen e lirë. Dy vende që kanë ritme urbanizimi shumë të madh: Kina dhe Shqipëria. Kombe të tjera kanë ecur 100 vite, 80 vite, 60 vite. Urbanizimi është një proces pozitiv historik, vendet zhvillohen si vende të urbanizuara. Duhet të kemi plane të qarta urbanizimi, nji vend i lirë e ka të pa cënueshme lëvizjen e lirë. Detyra jonë është të planifikojë, t’i paraprijmë këtij fluksi të madh. Duhet të kemi të qartë që është vitin që vjen do të kemi presion të madh. Kemi akoma popullatë tonën në zona rurale.Ne e kemi ta pandalshëm dhe e kemi të domosdoshëm procesin e urbanizimit”- tha kreu i qeverisë.

Berisha: Të kthejmë kombin me sytë nga deti
Në një takim me drejtues të pushtetiti vendor, kreu i ekzekutivit kërkoi angazhim për të shfrytëzuar si duhet hapësirën bregdetare. Në këtë kontekst, ai tha se krahas zonave të zhvillimit turistik, duket të përcaktohen zonat rezidenciale, sepse kemi një breg të gjatë me potenciale të mëdha zhvillimi.
“Duhet të rregullojmë një raport shekullor të pafavorshëm, duhet të rregullojmë raportin e kombit me detin. Shqiptarët të spostuar drejt maleve, 90 për qind e tregut shqiptar është e pashfrytëzuar. Në duhet të kthejmë kombin me sytë nga deti. Duhet të bëhen plane urbanistike të vijës bregdetare”- vijoi më tej ai.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›