Industria e mishit, fermeret italiane investim ne Shqiperi
Shoqata Italiane e Prodhuesve Zooteknike nga Kalabria eshte duke hartuar nje strategji investimi ne Shqiperi ne sektorin e industrise se perpunimit te mishit dhe prodhimin e nenprodukteve te tjera te tij. Perfaqesues te kesaj shoqate kane shprehur interes per te investuar ne Shqiperi dhe per te ndermarre aktivitete biznesi te perbashketa me shoqeri shqiptare ne kete sektor. Gjate nje takimi ne Tirane me specialiste te zooteknikes ne MBUMK, perfaqesuesit italiane kane diskutuar lidhur me mundesite e investimit ne kete sektor. Fermeret italiane jane interesuar edhe per kultivimin e gjedhit, si nje aktivitet interesant, qe do te jepte mundesi ne hapjen e nje zinxhiri te tere pune, qe lidhet me thertoret, perpunimin e lekureve, etj, industri qe deri tani ka munguar ne vend. Shoqata italiane e Prodhuesve Zooteknike mbledh rreth 100 ndermarrje blegtorale dhe kultivuese te gjedhit ne Kalabri.
14 Janar 2008