Valde Derralla:
Flet Mbesa: Policia e Shtetit mohon Mehmet Pashe Derrallen si ideatorin e krijimit te saj
Jonida Tashi
Figura e gjeneralit te shquar Mehmet Pashe Derralla eshte mbuluar nga pluhuri i harreses nga shteti shqiptar, por edhe nga policia e tij. Megjithese ai ka qene ideatori i krijimit te policise se shtetit qe ne vitet 1912-1913, kalimi i viteve ka bere qe keto struktura te mohojne edhe kontributin e tij ne formimin e policise. Madje, jo vetem kaq, por edhe ne 95-vjetorin e krijimit te Policise se Shtetit, familjes Derralla nuk i eshte derguar as ftese per te marre pjese ne kete ceremoni. Vleresimi i pare zyrtar nga Republika e Shqiperise per figuren e tij eshte bere me 30 nentor te vitit 1992, 74 vjet pas vdekjes se tij. Madje, ky ishte dhe viti vendimtar qe vulosi harresen e emrit te tij ne vitet e mevonshme. Ne nje interviste ekskluzive per gazeten