E Shtunë, 31 Tetor 2026

Industria sektor ne rritje ndertimi ne stanjacion

Industria dhe ndërtimi janë sektorët që kanë pasur zhvillim kontradiktor gjatë vitit 2012. Të dy kanë dhënë kontribute të ndryshime në Prodhimin Kombëtar.

Si pjesë e industrisë, aktiviteti i prodhimit të miellit, ka njohur një periudhë pozitive gjatë vitit që lamë pas. Murat Kloboçishta, administratori i një prej fabrikave në kryeqytet konstaton rritje:

Prodhuesit e miellit ia dedikojnë progresin, futjes së teknoligjisë së fundit dhe rritjes së kërkesës për konsum.

Por, në të kundërt, Maksim Muci ndërtues dhe drejtor i bashkimit të ndërtuesve të vendit, shprehet se ndërtimi kaloi vitin e katërt të stanjacionit.
Sipasi zotit Muci, kërkesa për të blerë apartamente është e ulët.

Sipas të dhënave të INSTAT për gjysmën e dytë të vitit 2012 industria shënoi një rritje prej 11.4 për qind. Ndërsa, sektori i ndërtimit, në tremujorin e tretë të vitit 2012 pati rënie me 16.5 përqind. Në total rritja ekonomike për tremujorin e tretë ishte 2.7 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›