TAP ne fazen finale te marreveshjeve

Firmosja e marrëveshjeve përfundimtare për ndërtimin e gazsjellësit TAP do të mbyllet brenda pak muajsh. Kompanitë aksionere të këtij projekti aktualisht po kryejnë studimet teknike në Shqipëri për përcaktimin e gjurmëve të tubacionit. Si një nga projektet që do të furnizojë konsumatorët europianë me gaz me çmim të ulët, TAP gjen mbështetjen jo vetëm të BE por edhe SHBA.
Projekti i ndërtimit të gazsjellësit TAP në Shqipëri tashmë ka kaluar fazat e negocimit dhe pritet firmosja përfundimtare mes konsorciumit dhe qeverisë.
Kjo edhe për shtetet fqinje ku do të kalojë gazsjellësi Itali dhe Greqi…
Aktualisht aksionerët e TAP kompania Rurhr Gaz, Eon dhe Statoil janë duke kryer studimet teknike në tokë dhe det të hapur për të përcaktuar gjurmët se ku do të kalojë tubacioni…….
Ky projekt i rëndësishëm i cili do të furnizojë konsumatorin evropian me gaz më çmim të arsyeshëm ka gjetur një mbështetje të madhe jo vetëm nga BE por edhe nga SHBA.
Komiteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Senatin amerikan, në raportin me temë "Energjia dhe Siguria, nga Kaspiku në Europë", një analizë gjeopolitike, thekson se "pa dyshim, TAP ka përparësi ndaj projektit tjetër në garë Nabucco pasi është më pak i kushtueshëm dhe më i shkurtër
Në këtë dokument të senatit thuhet ndër të tjera se TAP do të ndihmojë Shqipërinë të diversifikojë furnizimin me energji si dhe lidhjet e mëtejshme me kombet e tjera të Ballkanit.