E Shtunë, 31 Tetor 2026

Industrialistet shqiptare pro vendimit te Kosoves per embargo ndaj Serbise

Industrialistët e mëdhenj vendas mbështesin vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndalimin e hyrjes së prodhimeve me certifikatën e origjinës serbe në tregun kosovar.

Përmes një njoftimi për shtyp, Alb Konfindustria vlerëson, se vendimi i qeverisë së Kosovës është i drejtë dhe në përputhje të plotë me marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë së lire.

Gjithashtu, këto biznese gjykojnë se vendimi është I vonuar në kushtet kur asnjë prodhim me vulën e certifikatës së origjinës së Kosovës nuk lejohet prej vitesh të hyje në tregun e Serbisë, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për Kosovën.

Kjo dëshmon për shkelje nga ana e Serbisë, të marrëveshjes CEFTA ndërmjet vendeve te Ballkanit.

Konfindustria njofton ndër të tjera, se bëhet fjalë për një sasi eksportesh me origjinë serbe drejt Kosovës me vlerë që kalon shifrën prej 350 milion euro/vit përveç dhjetëra milion euro prodhimesh të tjera serbe, që janë pjese e kontrabandës.

Gjithashtu, Alb Konfindustria vlerëson se vendimi i mësipërm i qeverisë kosovare është rast i mirë, që duhet shfrytëzuar për shfrytëzimin e plotë si dhe rritjen e kapaciteteve industriale të Kosovës dhe Shqipërisë me qëllim plotësimin e boshllëkut tregtar të krijuar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›