E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertimi e tregtia bankat 347 mld leke kredi biznesit

Më shumë se 347 miliard lekë kredi për bizneset janë dhënë deri në fund të muajit maj nga sektori bankar në Shqipëri. Raporti më i fundit i Bankës qendrore tregon se ritmi i kredidhënies ka qenë gjithmonë në rritje, por me ngadalësim të numrit dhe shumave të dhëna.

Në analizën e bërë për këtë tregues të bankave dhe ekonomisë, Banka e Shqipërisë bën me dije se bizneset që operojnë në ndërtim, tregti dhje industria kanë qenë më të kredituarat. Ndërkohë dhe për individët vihet re e njejta tendencë. Deri në fund të muajit maj bankat, në të gjitha monedhat dhanë më më shumë se 146 miliard lekë kredi. Ajo çka vihet re është se nga kjo shumë vetëm rreth 62 miliard lekë janë kredi në monedhën vendase ndërsa pjesa tjetër është kërkuar në euro , dollarë dhe rrallë herë në valutë tjetër.

Siç dhe ndodh vitet e fundit, pjesa më e madhe e kredisë së marrë nga individët përdoret për blerjen e pasurive të paluajtshme. Kështu, nga totali prej 146 miliard lekë rreth 102 miliardë janë përdoruru për blerje apartamentesh, trojesh apo lloje të tera pasurish ët paluajtshme.

Të dhënat tregojnë se rënie individët kanë kërkuar më pak kredi për të ushtruar apo hapur aktivitet biznesi. Përsa i përket normave të interesit, ato për kreditë e reja variojnë nga 10.4 deri në mbi 22 për qind. Këto norma interesi janë për monedhën vendase, për afate të ndryshme kredimarrje dhe i përkasin periudhës nga 2008 deri në maj të këti viti.
 
Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›