E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro rifiton pikë kundrejt lekut shqiptar

Pavarësisht tendencës së vlerës së euros drejt rënies, ditët e fundit euro rifiton përsëri një pikë kundrejt lekut shqiptar. Kështu, një euro që shkëmbehej me rreth 138 lekë vetëm disa ditë më parë, aktualisht qëndron në kuotën e 139.6 lekëve. Kjo sipas specialistëve shpjegohet me faktin e futjes së një sasie më të vogël të eurove në vend gjatë kësaj jave por që është një vlerë që mund të ndryshoj shpejt.

Madje sipas tyre, luhatjet e kursit të këmbimit valutor janë të shpeshta dhe kjo nuk është përcaktuese e përhershme. Ndërkohë ajo që konsiderohet e sigurt në sezonin e verës është fakti se euro do të qëndroj në vlerat e saj më të ulta kundrejt monedhës shqiptare. Por pavarësisht kësaj, euro përsëri konsiderohet në vlera mjaft të larta për një monedhë vendase duke dhëne ndikim negativë direkt tek qytetarët.

Shqipëria është një vend që importon pjesën më të madhe të mallrave ushqimore të cilat blihen në euro duke ndikuar në rritjen e çmimeve në vend dhe si rrjedhojë në xhepat e qytetarëve. Por një vlerë e lartë e euros edhe gjatë sezonit kur vijnë turistët dhe emigrantët kthehen për të kaluar pushimet, tregon se në muajt e dimrit euro do të kuotohet shumë lartë kundrejt lekut.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›