E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infarkt ne gjume nderron jete portieri kroat

Portieri kroat i AIK Solnës në Suedi dhe i grumbulluar në një rast në kombëtaren e vendit të tij, ndërroi jetë në rrethana ende të paqarta mëngjesin e së enjtes.

Sipas të dhënave aktuale të policisë suedeze, dyshohet se Ivan Turina, 32-vjeçar, pësoi një infarkt ndërsa flinte. Megjithatë, do të jetë një autopsi ajo që do të saktësojë përfundimisht shkaqet e vdekjes. Ai u zbulua në të gdhirë i pajetë, nga bashkëshortja, me të cilën jetonte së bashku me dy djemtë e tij binjakë 1-vjeçarë. Në një deklaratë mbi vdekjen e Turinës, klubi i AIK-ut saktësoi se nuk janë identifikuar asnjëherë probleme kardiake të kroatit, në testimet mjekësore në klub. Ish-portieri i Dinamos së Zagrebit, i cili kishte luajtur edhe në Greqi e Poloni më parë, kishte ngjitur shkallët e karrierës duke u aktivizuar në të gjithë skuadrat e moshave, përpara se të mbronte në një rast të vetëm edhe portën e kombëtares, në një miqësore ndaj Hong Kongut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›