E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja nga uria ne Somali

Të paktën 260 mijë persona kanë humbur jetën, si pasojë e urisë në Somali, gjatë viteve 2010-2012.

Rezultatet e raportit të OKB dhe Rrjetit të Paralajmërimit të Urisë dëshmojnë se, gjysma e viktimave janë fëmijë nën pesë vjeç. Kriza u shkaktua nga thatësira dhe u përkeqësua nga konflikti mes grupeve kundërshtare, që luftonin për pushtet. FAO, organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë, apeloi për ndihmë të menjëhershme në Somali. Amerikani i burgosur në Kore SHBA kërkon lirimin e menjëhershëm, është dënuar me 15 vjet Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Koresë së Veriut të lirojnë menjëherë shtetasin amerikan, të dënuar me 15 vjet punë të detyrueshme për krimet kundër qeverisë së Penjanit. 44-vjeçari Pae Jun-ho, që njihet në SHBA si Kenet Bae, u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, pasi hyri në Korenë e Veriut si turist. Media koreano-veriore raportoi javën e kaluar, se Pae kishte pranuar akuzën e krimeve kundër Penjanit, përfshirë edhe tentativën për të rrëzuar qeverinë. Dënimi vjen në kohën e shtimit të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe vendit komunist, pas testit të tretë bërthamor të Penjanit. Irak, prilli muaji më i përgjakshëm 245 persona kanë humbur jetën, Bagdati zona më e prekur Prilli ishte muaji më i përgjakshëm në Irak, që prej qershorit të vitit 2008. Sipas misionit të Kombeve të Bashkuara në këtë vend (UNAMI), numri i viktimave është 712,595, prej tyre civilë, të cilët kanë humbur jetën në akte terrorizmi dhe dhune. Ndërsa 1633 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ministria e Brendshme irakiane raporton për 245 persona të vrarë në muajin prill. Pas një operacioni të ushtrisë, në një kamp sunit në veri të Irakut, javën e kaluar, situata u tensionua më tej. Bagdadi ishte më i prekuri nga kjo valë dhune, me një total prej 211 të vrarësh dhe 486 të plagosurish. Shifrat e publikuara nga UNAMI u publikua, ndërsa janë shtuar tensionet mes sunitëve dhe shiitëve në Irak.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›