E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infarkti, ja si ti dallonishenjat paralajmëruese

TIRANE - Keni dhimbje të forta kraharori? Nuk është e thënë se do të pësoni një infarkt. Dhe kjo, sepse kur vjen puna për ta dalluar këtë sëmundje tek femrat, kjo është më e vështirë se tek meshkujt.

Mjekët, nga ana e tyre, pohojnë se vëmendja më e madhe, duhet t’u kushtohet pikërisht shfaqjes së simptomave të infarktit. Sepse në krahasim me atë që ndodh tek meshkujt, te femrat kjo është shumë më e vështirë.

Tek të cilat, sinjalet e infarktit janë të ndryshme, më delikate dhe më pak të qarta.Këto janë përfundimet e një studimi të kryer nga një ekip i studiuesve amerikanë në Florida.

Sipas të cilit, në përgjithësi, meshkujt kanë më shumë infarkte se femrat, por pa sinjale paralajmëruese tradicionale“Njohja e një infarkti në zemër dhe trajtimi i tij është thelbësore.

Pacientët pa simptoma në kraharor, priren për të shkuar më vonë tek mjeku dhe të trajtohen në mënyrë më pak intensive. Për këtë arsye, në mesin e tyre është një mortalitetit i dyfishtë në krahasim me ata të cilët kanë përjetuar simptomat klasike të infarktit”, thonë autorët e studimit në fjalë.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›