E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infastruktura Sofja ofron shembullin e saj

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka pritur sot kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov,  i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Sofjes znj. Jordanca Fandakova.

Gjatë takimit, Basha dhe kryeministri bullgar biseduan për bashkëpunime në shumë fusha me interes të përbashkët, të cilat u finalizuan me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis dy bashkive asaj të Tiranës dhe Sofjes.

Kryebashkiakja e Sofjes, falenderoi homologun e saj, Basha për zgjedhjen e Sofjas si kryeqyteti evropian i kultures.

Ajo ftoi z. Basha që të shohë nga afër realizimin e projekteve të metrosë dhe të tjerëve që synon sot kryeqyteti i Shqipërisë, duke vënë theksin në bashkëpunimin që duhet të realizojë me pushtetin qendror.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›