E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS denoncon abuzimet me pronat e Ushtrise

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se Ushtria Shqiptare në këto tre vitet e fundit është zhveshur nga pronat e paluajtshme dhe shumë toka në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes janë shitur.

"I kemi bërë publike repartet ushtarake në vijën bregdetare që do të shiten. Këto troje mund të shfrytëzoheshin për nevoja sociale", u shpreh Balla.

Sipas tij, pronat që ka shitur Imami mund të krijonin të ardhura edhe për dëmshpërblimet e ish pronarëve.

"Pronat që po shiten janë të shqiptarëve dhe Partia Socialiste nuk do të lejojë që të përfitojë Qeveria. Nga viti 2013 do të bëhet transparenca e plotë e pronave që grabiti ky pushtet", u shpreh Balla.
Denoncimet e PS
Mbrojtja: Asnjë aferë me pronat
"Berisha, politikë në shkolla”
Shitja e pronave të Ushtrisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›